“Ndeshje të mëdha na presin”, triumfoi ndaj boksierit francez, reagon Florian Marku: Jam munduar që në raundin e parë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 11:56

“Ndeshje të mëdha na presin”, triumfoi ndaj boksierit francez, reagon Florian Marku: Jam munduar që në raundin e parë për…

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar mbrëmë ndaj francezit Jorik Luiseto teksa mbetet sërish i pamposhtur në ringun profesionist. Marku ka regjistruar fitoren e tij të 10 duke e çuar në 11 serinë e dueleve pa pësuar ende humbje.

bandicam 2021-11-21 00-04-22-609

Kjo ndeshje u zhvillua në “Wembley”, teksa Marku triumfoi pas 8 raundeve ndaj 33-vjeçarit francez i cili kishte 11 fitore dhe 2 humbje në karrierën si profesionist.

Në një reagim në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, boksieri shqiptar ka falenderuar të gjithë tifozët që e kanë ndjekur dhe që është munduar që në raundin e parë me “KO” edhe pse nuk erdhi:

“Faleminderit Zotit për çdo. Faleminderit te gjithë ju që ishit sot prezent ????Edhe të gjithë që më keni ndjek Live nëpër ? jam munduar prej raundit të parë për “Knockout”.

Por nuk erdhi. Rendësi ka fitorja tani do marrë pak kohë pushim me familjen, dhe nga viti tjetër do të kemi ndeshje të medha. Ju falenderoj nga zemra të gjithve për përkrahjen ☝?☝?”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"