Ndeshje rekord për të pagabueshmin Rafa Nadal, spanjolli shkon në finalen e Indian Uells

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2022 | 22:26

Ndeshje rekord për të pagabueshmin Rafa Nadal, spanjolli shkon në finalen e Indian Uells

Rafael Nadal mposhti bashkëkombësin e atij, spanjollin Karlos Alkaraz në gjysmëfinalet e Indian Uells, me tre sete rekord që i mundësuan atij finalen e këtij turneu dhe përmirësuan ecurinë e jashtëzakonshme të spanjollit në vitin 2022.

nadal

Fitorja 2-1 (6-4, 4-6, 6-3) erdhi pas 3 orësh e 12 minutash dhe i dha mundësinë numrit 4 të renditjes që të shkonte në ndeshjen finale ku do të ketë përballë numrin 20, Tejlor Fritz. Ky i fundit mundi rusin Andrei Rublev në dy sete, 7-5 dhe 6-4, në gjysmëfinalen tjetër.

“Jam shumë i lumtur që jam në finale. Do të thotë shumë për mua dhe do të vazhdoj kështu”, tha Nadal pas ndeshjes që pa bilancin e tij të fitoreve në vitin 2022 të shkonte në 20-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"