“Ndeshje radhe, barazimi është hap fals vetëm për Burrelin”, mesfushori i Dinamos: Ja sekreti i skuadrës sonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2020 | 23:33

“Ndeshje radhe, barazimi është hap fals vetëm për Burrelin”, mesfushori i Dinamos: Ja sekreti i skuadrës sonë

Dinamo ka një ecuri mjaft të mirë këtë sezon, ku me 16 pikë kryeson Grupin A. Këtë fundjavë blutë do të përballen me ndjekësin më të afërt, Burrelin. Mesfushori Erald Kolgega, në një prononcim për “Panorama Sport”, thekson se Dinamo qëndron me këmbë në tokë, respekton çdo kundërshtar dhe shikon vetëm punën e saj dhe ndeshjen e radhës.
kolgega
“Vërtet kemi një ecuri mjaft të mirë në këtë kampionat, por qëndrojnë me këmbë në tokë dhe kërkojmë më të mirën në çdo ndeshje. Kemi respekt për kundërshtarin, por për Dinamon është vetëm një ndeshje radhe, nga e cila shpresojmë që të marrim më të mirën. Ne futemi në çdo takim për ta fituar atë dhe normalisht do të bëjmë maksimumin”, tha fillimisht Kolgega.

Nëse i druhet Burrelit, mesfushori pohoi se Dinamo i respekton të gjithë, por nuk u frikësohet.
BURRELI
“Sa për frikë, nuk i druhemi askujt, thjesht i respektojmë të gjithë. Kemi një grup të konsoliduar, një skuadër harmonike me kualitet të lartë sportiv. E rëndësishme është që ne të mos humbasim e kam besim se nuk do të ndodhë. Dinamo shikon vetëm para, nuk mendojmë kurrë më të keqen, edhe pse futbolli i pranon të tria rezultatet. Barazimi do të ishte një hap fals për kundërshtarin në këtë rast, jo për ne”, u shpreh 26-vjeçari.
KOLGEGA
Kolgega zbulon edhe sekretin e suksesit të deritanishëm të Dinamos.

“Mendoj se sekreti ynë është fryma e grupit dhe besimi që kemi për arritjen e objektivit. Çdo ditë punojmë për atë objektiv dhe jam i bindur që nëse do vazhdojmë të punojmë kështu dhe më shumë, gjë të cilën ne e bëjmë përditë, do arrijmë të objektivi madhor”, përfundoi mesfushori Erald Kolgega.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"