Ndeshje prestigji, Korabi do ta mbyllë me nder ndaj Besëlidhjas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2020 | 15:57

Ndeshje prestigji, Korabi do ta mbyllë me nder ndaj Besëlidhjas

Me një ekip të përzier mes titullarëve dhe lojtarëve të rinj, dibranët synojnë t’i bëjnë një mbyllje sa më të mirë këtij kampionati. Ata do të përpiqen ta fitojnë ndeshjen me Besëlidhjen e vendit të dytë, një ndeshje prestigji, ku fitorja ka vlera morale për Korabin.

dinamo korabi

Kujtojmë që dibranëve u iku fitorja nga duart në ndeshjen e fundit në Lezhë, ku kryesonin deri në kohën shtesë, por u barazuan. Në fushën e saj, skuadra e drejtuar nga trajneri Klevis Dalipi pritet të japë më të mirën dhe të shtojë edhe 3 pikë të tjera në tabelën e klasifikimit. Korabi ia doli të futej në zonën e “play off”-it në Grupin A, por jo të ngjitej në Superiore.

Fatmir Zhuzhi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"