Ndeshje për “jetë a vdekje”, Elbasani luan vetëm për fitore të dielën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 12:56

Ndeshje për “jetë a vdekje”, Elbasani luan vetëm për fitore të dielën

Elbasani është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të ndeshjes me Ilirinë të dielën. Një sfidë delikate dhe jetike për verdheblutë, të cilët në rast të një fitoreje kanë mundësinë të parakalojnë në renditje rivalët dhe të shohin më të qetë në ndeshjet në vijim.Elbasani-Shenkolli

Mbijetesa tani është plotësisht në duart e verdhebluve, pasi mjafton të fitojnë të gjitha takimet e mbetura, dhe në bazë të përllogaritjeve, ia dalin që të evitojnë edhe ndeshjen shtesë. Për këtë sfidë trajneri Shkëlqim Lleshanaku do ta ketë grupin të plotë, pasi nuk raportohen lojtarë të ndëshkuar apo të dëmtuar, ndaj objektivi i vetëm do të mbeten tri pikët.

Iliria mund të thuhet se është ekipi i “preferuar” i Elbasanit sa i përket këtij sezoni, pasi në të tria ndeshjet e luajtura ka marrë nëntë pikë të plota, duke qenë superior ndaj këtij kundërshtari.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"