Ndeshje pa shumë histori, Juventusi “heq qafe” Romën dhe gjen qetësinë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 22:45

Ndeshje pa shumë histori, Juventusi “heq qafe” Romën dhe gjen qetësinë (VIDEO)

Juventusi nuk vuajti aspak për t’u kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë duke u mjaftuar me 3 gola në pjesën e parë kundër Romës.

kupa e italise

Kristiano Ronaldo shënoi golin e shtatë radhazi në 4 ndeshjet e fundit që është aktivizuar. 34-vjeçari mori mirë topin dhe avancoi në krahun e djathtë të mbrojtjes së Romës duke goditur topin saktë me të majtën. Portugezin e pasoi Bentakur në minutën e 38-ë të ndeshjes duke realizuar brenda zonës së verdhekuqve.

Çështja kualifikim për Juventusin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë u ezaurua në fund të pjesës së parë teksa Leonardo Bonuçi shënoi me kokë. Roma u kënaq me perlën e Xhengiz Ynderit, i cili realizoi një gol madhështor nga jashtë zonës.

Juventusi lufton të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm këtë sezon.

JUVENTUS-ROMA 3-1

Golashënues: Kristiano Ronaldo 26′, Bentakur 38′, Bonuçi 45’+2/ Ynder 50′ 

Formacionet zyrtare:

Juventus: Bufon; Danilo, Bonuçi, Rugani, Aleks Sandro; Bentankur, Pjaniç, Rabiot; Dagllas Kosta, Higuain, Ronaldo.

Roma: Pau Lopez; Florenci, Mancini, Smolling, Kolarov; Kristante, Diavara; Ynder, Pelegrini, Klajvert, Kaliniç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"