Ndeshje me tifozë pas 9 muajsh, klubi i madh shet 2 mijë bileta për 20 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 23:41

Ndeshje me tifozë pas 9 muajsh, klubi i madh shet 2 mijë bileta për 20 minuta

Rikthimi i tifozëve në stadium ka bërë që tifozët e Arsenalit të vendosin “rekord” për sa i përket shitjes së biletave. Për 20 minuta janë porositur 2000 biletat për takimin e së enjtes kundër Rapidit të Vjenës në Ligën e Europës, që do të luhet në “Emirates Stadium”.
0_Emirates

Autoritetet kanë lejuar që në stadiume të hyjnë vetëm 2 mijë tifozë. Ky është takimi i parë që luhet me tifozë për “Topçinjtë” që prej 7 marsit, kur ekipi i Mikel Artetës fitoi ndaj Uest Hemit me rezultatin 1-0.

Qeveria angleze ka vendosur që të hiqet ndalimi i hyrjes së tifozëve në stadiume në datën 2 dhjetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"