Ndeshje jubilare ndaj Shqipërisë, Deshamp: Krenar që drejtoj këtë Francë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 0:01

Ndeshje jubilare ndaj Shqipërisë, Deshamp: Krenar që drejtoj këtë Francë!

Trajneri i Francës, Didie Deshamp, foli për mikrofonët e televizionit francez “TF1”, pas fitores me Shqipërinë.

deshamp

Në ndeshjen e tij të 100-të si trajner i ekipit, ai deklaroi se kishte shumë ngrohtësi nga ekipi, ndërsa shprehet i lumtur që drejton një ekip si Franca. “Pata shumë mesazhe urimi nga stafi, presidenti dhe lojtarët, për ndeshjen time të 100-të. Ata që janë këtu sot, por edhe ata që kanë qenë më parë, kanë bërë që ekipi i Francës të ketë këto rezultate të mira që po merr sot. Është një krenari personale, por jam më shumë krenar të shoh çfarë do bëjmë me këtë shpirt të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"