Ndeshje jetike me Kukësin, Kastrioti merr vendimin e papritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 11:34

Ndeshje jetike me Kukësin, Kastrioti merr vendimin e papritur

Në prag të ndeshjes me Kukësin, stafi teknik i Kastriotit fali të gjithë lojtarët që u pezulluan pas ndeshjes me Flamurtarin. Vendimi është marrë këtë fillimjave dhe nuk përjashtohet mundësia, që ndonjëri prej të tyre të aktivizohet të shtunën, gjithmonë nëse është në formën optimale. Sakaq, dje skuadrës i është bashkuar edhe portieri Klajdi Kuka, i cili ka munguar dy javë për shkak të pezullimit.

kastrioti

Edhe dje kanë vijuar përgatitjet normalisht për sfidën me Kukësin. Rëndësia e kësaj ndeshje është e madhe pasi krutanët, përveç fitores, çdo rezultat tjetër do t’i linte sërish në fundin e tabelës. Ndërsa një fitore e mundshme do të mund të ndryshonte diçka, gjithmonë nëse rivalët për mbijetesë nuk do të fitonin. Por një gjë është e sigurt, që tri pikët do t’u bënin shumë punë krutanëve, pasi do të ishin afër me pikë me kundërshtarët. Statistikat e përballjeve të fundit flasin dukshëm në favor të verilindorëve, mirëpo te Kastrioti janë të bindur që kësaj radhe do të triumfojnë ata. Një tjetër fakt interesant i këtij takimi nuk është vetëm përballja e dy skuadrave, Kastriotit dhe Kukësit, por edhe e dy trajnerëve shkodranë, Elvis Plori dhe Armando Cungu, të cilët kanë dalë nga e njëjta shkollë, “Vllaznia”.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"