Ndeshje historike dhe aplikimi i VAR-it, ja ku do të zhvillohet përballja Maqedoni e Veriut-Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 18:35

Ndeshje historike dhe aplikimi i VAR-it, ja ku do të zhvillohet përballja Maqedoni e Veriut-Kosovë

Përballja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e vlefshme për fazën ‘play-off’ të EURO 202 ka shumë gjasa të mbahet në kryeqytetin e Shkupit.

arena-filipi-2

Edhe pse UEFA ende nuk ka përcaktuar stadiumin ku do të zhvillohet përballja e 26 marsit, gjasat janë që përballja mes fqinjëve ballkanikë të kryhet në njërin prej stadiumeve kryesore të Shkupit.

Stadiumi më i përshtatshëm ku mund aplikohet VAR-i është impianti ‘’Filipi II’’, i cili është certifikuar nga UEFA me 4 yje. Impiantet e tjera të futbollit maqedonas nuk ofrojnë infrastrukturën e përshtatshme për zhvillimin e këtij takimi të rangut ndërkombëtar.

kOSOVA

Kur duhen më shumë se 3 muaj nga ndeshje Maqedoni e Veriut-Kosovë, UEFA duhet të përcaktojë se në cilin stadium duhet të organizohet ky ‘’derbi ballkanik’’.

Si Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë mundësinë historike për t’u kualifikuar për herë të parë në një event ndërkombëtar të futbollit (shansi është EURO 2020). Fituesi i këtij çifti do të luftojë për njërën nga ‘biletat’ e fundit me fituesin e përballjes Bjellorusi-Gjeorgji.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"