“Ndeshje e vështirë me Korabin, por nuk frikësohemi”, Kamarata: Dinamo s’ka nevojë për përforcime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2020 | 10:23

“Ndeshje e vështirë me Korabin, por nuk frikësohemi”, Kamarata: Dinamo s’ka nevojë për përforcime

Dinamo kërkon shkëputjen. Blutë nuk kanë në plan që ta lëshojnë kreun dhe që kjo të ndodh, fillimisht duhet të mundin Korabin sot. Me dibranët që renditen në vendin e dytë, me vetëm 1 pikë më pak, pritet që në Pezë-Helmes të zhvillohet një duel më shumë se i luftuar. E megjithatë, kryeqytetasit i kanë marrë që të gjitha masat që të dalin fitimtar. Këtë e pohoi për “Panorama Sport” edhe vetë Fabricio Kamarata. Trajneri vlerëson kundërshtarin, e megjithatë marrjen e pikëve të plota e quan detyrim. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Korabit ka një ekip vërtetë cilësorë.
Fabricio-Kamarata-300x298
Ne jemi përgatitur për të fitore nesër (sot) dhe kjo do jetë më se e realizueshme. Triumfi pastaj është detyrim për ne. Është një ndeshja që mbyll vitin dhe mbi të gjitha luajmë me një rival direkt. Ndaj kjo përballje mund të quhet edhe finale…”, u shpreh fillimisht italiani.

PRITSHMËRITË
I pyetur nëse i druhet Korabit dhe a do i kënaqej një barazimi, trajneri përgjigjet: “Kemi një ndeshje për tu vlerësuar përpara, ndaj jemi përgatitur mirë gjatë gjithë javës. A kemi frikë? Nuk i druhemi askujt, por sigurisht që e respektojmë kundërshtarin. Është një ndeshje direkte, jemi të bindur së bashku me skuadrën për të dhënë dhe marrë më të mirën nga ky 90-minutësh”.

MUNGESAT
Artion Alillari nuk ia ka dalë në këtë ndeshje, ashtu si Antonio Mikoli. E megjithatë, duket se mungesa nuk përbëjnë problem për teknikun. “Shkojmë në këtë përballje për diçka të madhe të rëndësishme”, theksoi 45-vjeçari.

MERKATO
Po afron merkatoja e janarit, por Kamarata nuk po mendon që të bëjë shumë ndryshime. Ai besonn te organika që ka, ku mes 24 lojtarëve ka pak diferenca mes atyre që luajnë në formacion dhe atyre që janë në stol. “Mendoj se nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje të mëdha në merkaton e janari. Nuk do të ketë nevojë për lojtarë të tjerë. Objektivi ynë është i qartë, të marrim fitoren nesër (sot) dhe mbajnë kryesimin në përfundim të këtij viti kalendarik”, përfundoi trajneri.

SKERDILAID SULOZEQI 

ABDULLA DUSHKU 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"