“Ndeshje e vështirë”, Lika: Kemi grup të mirë, po vazhduam kështu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 18:50

“Ndeshje e vështirë”, Lika: Kemi grup të mirë, po vazhduam kështu…

Kapiteni Gilman Lika ishte një ndër protagonistët absolut të Vllaznisë, në triumfin 4-0 që skuadra shkodrane arriti ndaj Skënderbeut. Në prononcimin për “Supersport” pas ndeshjes, Lika u shpreh:

bandicam 2019-09-28 18-44-11-855

“Ishte një ndeshje e vështirë, pavarësisht rezultatit 4-0. Kushtet që ofron “Loro Boriçi” në këto momente janë Europian. Duhet ta konsiderojnë si një argëtim për çdo familje. Normalisht që është një thirrje për të gjithë tifozët. Kemi një grup shumë të mirë këtë vit. Nuk mund të them realisht se ku e shikoj Vllazninë këtë sezon.

Po vazhduam kështu do të marrim diçka shumë pozitive. Duhet të rrimë me këmbë në tokë, nuk është se kemi bërë ndonjë gjë të madhe, 3 pikë morë. Duhet t’ia çojmë emrin këtij qyteti, aty ku e meriton”, u shpreh Lika.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"