“Ndeshje e veçantë, jam rikthyer në Prishtinë pas 12 vitesh”, ylli i Malit të Zi: Shpresoj që Kosova të kualifikohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 23:42

“Ndeshje e veçantë, jam rikthyer në Prishtinë pas 12 vitesh”, ylli i Malit të Zi: Shpresoj që Kosova të kualifikohet

Kosova arriti të triumfonte në sfidën e sotme ndaj Malit të Zi, me rezultatin e pastër 2-0, duke treguar edhe njëherë se është një ndër skuadrat pretendente në grupin e saj për të shkuar në Europian.

Beqiraj

Dardanët e dominuan sfidën e sotme, duke mos iu dhënë asnjë shans malazezëve. Në prononcimin pas ndeshjes, foli edhe futbollisti me origjinë kosovare, Fatos Beqiraj, i cili aktivizohet për Malin e Zi. Sulmuesi u fut në lojë në pjesën e dytë, ndërkohë që nuk e fshehu dëshirën për t’i uruar Kosovës një kualifikim të mundshëm në Europian.

“Ndeshje e veçantë për mua jam kthyer në Prishtinë pas 12 viteve, loja ime e parë në Prishtinë, një ndeshje emocionale për mua, por lojtarët e Kosovës e merituan fitoren. Iu uroj sukses dhe shpresoj të kualifikohen, sepse e meritojnë. Do të jem tifoz i Kosovës dhe deri në momentin e fundit do t’i ndjek ndeshjet e Kosovës”, është shprehur 31-vjeçari pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"