“Ndeshje e rëndësishme si për ne ashtu edhe për Milanin”, Alegri: Fitorja ndaj Malmos? Nuk jemi bërë fenomenë, por as…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 14:20

“Ndeshje e rëndësishme si për ne ashtu edhe për Milanin”, Alegri: Fitorja ndaj Malmos? Nuk jemi bërë fenomenë, por as…

Në vigjilje të supersfidës së javës së katërt të Serisë A ndaj Milanit, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri është prezantuar përpara mediave duke folur në konferencën e zakonshme për shtyp duke analizuar këtë takim, vendimtar për kthesën e bardhezinjve në kampionat:

alegri

Ndeshja ndaj Milanit – “Gjithmonë Juventus-Milan është një nga sfidat më të rëndësishme, për të mos thënë më e rëndësishmja e kampionatit. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë sepse kemi vetëm një pikë në klasifikimin e pëgjithshëm. Ata luajnë së bashku prej vitesh, ne jemi duke u rritur dhe na bën që të besojmë për ndeshjen e ardhshme dhe besoj se edhe për ata do të jetë e rëndësishme.”

Formacioni – “Kam tre dyshime për formacionin, nga një për repart. Do të vendos nesër. Të gjithë do të duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin.”

Skuadrat favorite për titullin – “Sipas meje nuk ka skuadra që nuk janë favorite. Ne do të duhet që të kërkojmë që të rikuperojmë terrenin që kemi humbur në fillim të kampionatit. Me siguri nesër ndaj Milanit do të bëjmë një ndeshje të bukur. Pas fitores ndaj Malmos, nuk është se jemi bërë fenomenë, por as më parë nuk ishim as të paaftë, na duhet ekuilibër dhe dëshirë për të arritur për të qenë më të mirët.”, përfundoi Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"