“Ndeshje e përsosur”, Antonio Konte në delir: E dinim ku do ta godisnim Juventusin, të punojmë për të bërë krenarë… tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 23:37

“Ndeshje e përsosur”, Antonio Konte në delir: E dinim ku do ta godisnim Juventusin, të punojmë për të bërë krenarë… tifozët

Trajneri i Interit, Antonio Konte, u shpreh i entuziazmuar për triumfin 2-0 që skuadra e tij arriti në derbin e Italisë ndaj Juventusit. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat italiane, tekniku deklaroi:

kONTE

“Për të mposhtur një ekip kaq të fortë që është modeli i referencës, duhet të luash një ndeshje që prek përsosmëri dhe sonte mund të them se kemi bërë një ndeshje të mirë.

Ne e përgatitëm atë mirë dhe bëmë disa gjëra që dinim se mund të godisnim Juven. Jam i lumtur për djemtë sepse këto janë lojëra që të japin vetëbesim dhe ta bëjnë të qartë se rruga është e drejtë. Pash një Inter të besueshëm në fushë dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua.

Pas një viti e gjysëm punë, kjo skuadër të ofron besim në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, me disa dështime, si është finalja e humbur në Ligën e Europës dhe eliminimi në Champios. Djemtë e dinë që edhe nga zhgënjimet duhet të marrësh diçka pozitive duke punuar dhe përmirësuar veten. Duhet të punojmë për t’i bërë tifozët krenarë. Pastaj gjërat e tjera do të shihen dhe shpresoj të zgjidhen në mënyrën më të mirë në vazhdim.

Lukaku dhe Lautaro nuk shënuan për fat të keq, sepse mundësi i patën. Ne krijojmë shumë dhe nuk jemi të ftohtë përpara portës. Duhet gjetur instikti vrasës ndaj kundërshtarëve. Jemi në krye dhe presim konfirmimin, por jam i lumtur për këtë sukses”, u shpreh Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"