Ndeshje dramatike/ Tirana e Partizani jashtë, përcaktohet finalja e madhe e Kategorisë Superiore U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2021 | 19:59

Ndeshje dramatike/ Tirana e Partizani jashtë, përcaktohet finalja e madhe e Kategorisë Superiore U-19

U luajtën ditën e sotme, dy ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Kategorisë Superiore U-19 për edicionin 2020/2021, ku u përcaktua edhe çifti finalist mes Akademisë së Futbollit dhe Shënkollit. Një finale e madhe e këtij sezoni futbollistik të të rinjve.

Akademia-e-futbollit-partizani-6-1024x682

Akademia e Futbollit siguroi një “biletë” për në finale, pasi mposhti Partizanin me penalltia, teksa koha e rregull përfundoi në barazim 1-1.

Një ndeshje mjaft e luftuar, ku u shënuan edhe dy gola, me Bramën që kaloi në avantazh ekipin e Akademisë së Futbollit që në minutën e 5-të të takimit. Të kuqtë patën disa raste gjatë pjesës së parë, por që nuk mundën të barazonin rezultatin. Në minutën e 55-të të takimit, Matmuja humb shansin për të dyfishuar shifrat, duke mos dërguar në rrjetë një top nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 69-të, ekipi i Partizanit gjen golin e barazimit përmes Abdulaj, i cili dërgon në rrjetë topin nga pika e bardhë e penalltisë. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1. Djemtë e Akademisë së Futbollit u treguan më të saktë nga penalltitë, ku fituan me rezultatin 7-6.

akademia e futbolit vs partizanu u19

Një tabllo e ngjashme edhe në gjysmëfinalen tjetër mes Shënkollit dhe Tiranës, ku ashtu si Akademia e Futbollit, edhe skuadra e Shënkollit, arriti të kalonte në finale falë penalltive.

Edhe kjo sfidë përfundoi me rezultatin 1-1 kohën e rregullt, me lezhjanët që kaluan shpejt në avantazh. Daija zhbllokoi rezultatin për ekipin e Shënkollit që në minutën e 14-të të takimit. Në pjesën e dytë të lojës, pas disa rasteve të krijuara, Musaj finalizon  për kryeqytetasit dhe barazon rezultatin e lojës.  Lojtarët u drejtuan drejt penalltive, me lezhjanët që goditën më saktë, duke fituar me rezultatin 6-5.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"