“Ndeshja shkoi ashtu siç e parashikuam”, Haxhiu: Japim maksimumin tonë dhe fitojmë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 19:13

“Ndeshja shkoi ashtu siç e parashikuam”, Haxhiu: Japim maksimumin tonë dhe fitojmë titullin

Tirana ka mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën 34-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës, foli edhe mesfushori i bardhebluve Rimal Haxhiu.

bandicam 2023-05-21 18-18-07-069

“Situata është optimiste, e planifikuam këtë lojë dhe doli ashtu siç e menduam. Rezultati e thotë. Na presin edhe 2 ndeshje dhe do të japim maksimumin pasi asgjë nuk është mbyllur. Po zhvillojmë një kampionat të mirë dhe vendi i parë e tregon këtë. Nëse japim 100% nga vetja do arrijmë titullin. Në derbi Partizani luante me skemë tjetër ndërsa Laçi tjetër. Në derbi isha 1 kundër 1 dhe kisha më shumë presion. Këtë ndeshje e konsideroj më të rëndësishme. Na duhej patjetër fitorja dhe e arritëm. Kjo ka rëndësi”, u shpreh ai në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"