Ndeshja që Broja nuk do të harrojë gjithë jetën, shihni statistikat dhe vlerësimin për sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 18:45

Ndeshja që Broja nuk do të harrojë gjithë jetën, shihni statistikat dhe vlerësimin për sulmuesin

Amrando Broja la shenjën e tij të parë në Premier Ligë sot, me golin e parë të shënuar në elitë duke veshur fanellën e Sauthempton, padyshim një ndeshje për të mos u harruar kurrë nga sulmuesit shqiptarë. Një ndeshje për të cilat ai ka marrë duartrokitjet e publikut të Sauthempton të cilit i dha suksesin e parë në kampionat për këtë sezon, por edhe vlerësimet e specialistëve.

broja 2

Sipas statistikave të përpiluara nga “SOFASCORE” për “PANORAMA SPORT”, sulmuesi shqiptar është vlerësuar me notën 7,7 për këtë paraqitje të shkëlqyer që bëri në ndeshjen e sotme ndaj Lidsit.

Ai çoi në portë 2 nga 5 tentativat ndërsa realizoi edhe 2 nga 4 driblimet e tentuara. Në 37 prekjet e tij kishte edhe një pasim kyç e sidomos golin që vendosi ndeshjen. Por gjithashtu, fitoi 9 nga 19 duelet me mbrojtësit kundërshtarë, që janë statistika mjaft të mira për një sulmues që duhet të jetë gjithmonë në zonë kundërshtare.

broja stats

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"