Ndeshja në Superkupë me Juventusin, flet Gatuzo: Pirlos i kam dhënë më shumë shuplaka se babai i tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 22:47

Ndeshja në Superkupë me Juventusin, flet Gatuzo: Pirlos i kam dhënë më shumë shuplaka se babai i tij

Napoli do të luajë ditën e nesërme me Juventusin, për Superkupën e Italisë, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin fitoren. Par kësaj sfide, ka folur edhe trajneri i të kaltërve, Xhenaro Gatuzo, i cili dukej i lumtur, teksa nuk i kurseu as shakatë dhe ironitë me trajnerin e Juventusit, Andrea Pirlo.

Pirlo-e-Gattuso-e1383648615650

“Ndeshjet me Juventusin janë gjithmonë të vështira. Kanë lojtarqë që kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme, me mentalitet të shkëlqyer. Ne nuk duhet ta mendojmë si një shëtitje, sepse ata vuajtën me Interin. Nëse mendojmë kështu atëherë nuk duhet ët jemni atje. Ne duhet t’i vlerësojmë ata në maksimum.

Me Pirlon kemi filluar të luajmë që herët. Ne kemi fituar gjithçka së bashku. Ai ishte i rëndësishëm në karrierën time, ashtu si unë në karrierën e tij. Ekziston në miqësi e shkëlqyer mes nesh. Kemi ndarë shumë gjëra brenda dhe jashtë fushe. Nesër do jetë një ndeshje futbolli dhe shpresoj t’i jap pak keqardhje. Të fitojë më i miri, por ai gjithmonë mbetet një mik i mirë. Mendoj se ai ka marrë më shumë shuplaka nga mua sesa nga babai i tij. (qesh)”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"