Ndeshja ndaj Vorës, flet Mërgjyshi: Të mos i shkëputemi kreut!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 11:09

Ndeshja ndaj Vorës, flet Mërgjyshi: Të mos i shkëputemi kreut!

Korabi vazhdon të mos i ndahet kreut të klasifikimit, ku në mesjavë ekipi mori një barazim të merituar në Lushnjë. Ndeshja e radhës e luajnë në Peshkopi ndaj Vorës. Trajneri Mërgjyshi pohoi se Vora është një ekip që nuk duhet nënvlerësuar.

MERGJYSHI

“Ne duhet ta marrim me qetësi dhe të angazhohemi seriozisht. Vetëm fitorja do të jetë objektivi ynë. Ndonëse kemi mungesa lojtarësh për shkak dëmtimesh, por edhe të lodhur fizikisht nga ngjeshja e kalendarit, do të luajmë para tifozëve tanë dhe faktori fushë na privilegjon.

Me lojtarët që do të hedh në fushë, jam i bindur se do të arrijmë të shkojmë te rezultati pozitiv për të mos iu shkëputur kreut”, u shpreh trajneri i Korabit për gazetën.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"