Vllaznia mbyll tribunën për tifozët e Tiranës, reagon klubi: njoftuam FSHF-në, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2021 | 12:52

Vllaznia mbyll tribunën për tifozët e Tiranës, reagon klubi: njoftuam FSHF-në, por…

Derbi i Shqipërisë, Vllaznia-Tirana ka marrë vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme, teksa do të jetë dhe kryendeshja e ditës dhe e javës në Kategorinë Superiore.

VLLAZNIA

Me anë të një komunikate për shtyp klubi shkodran ka sqaruar opinionin publik me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” se kanë vërejtur në grupin e tifozëve kryeqytetas “Tirona Fanatics” në njoftimin e tyre se kanë lëshuar fjalor fyes që nxisin dhunë që janë në kundërshtim në futboll. Klubi shkodran njofton se kanë njoftuar FSHF-në për marrjen e masave të menjëhershme:

NJOFTIM I I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NJOFTIM

Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozërive respektive në shkallët e stadiumit. Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit. Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federaten Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi. Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë. Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozave të Tiranës.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"