Ndeshja ndaj Teutës, Kukësi vetëm me një mungesë përballë durrsakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 10:17

Ndeshja ndaj Teutës, Kukësi vetëm me një mungesë përballë durrsakëve

Olsi Teqja është mungesa e vetme e Kukësit për javën e 24-t. Verilindorët do të përballen me Teutën, por qendërmbrojtësi është i skualifikuar prej atij kartoni të kuq që mori me Tiranën.

teqja

Për zëvendësin e tij nuk ka dyshime, pasi pritet që titullar ta nisë Bruno Lulaj. Pjesa tjetër e ekipit është në formë të mirë, duke përfshirë edhe Gavazajn me Rrocën. Të dy mesfushorët nuk kanë qenë në 100 % të formës, por paçka këtij fakti ata kanë luajtur dhe sakrifikuar ndaj bardhebluve, e sidomos numri 10, që ka vrapuar tmerrësisht shumë.

Sakaq, skuadra dje ka rinisur përgatitjet. Pas fundjavës pushim, të gjithë kanë zbritur në fushën e kompleksit “Football Republic” për të kryer seancën e parë për përballjen me durrsakët

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"