Ndeshja ndaj Tërbunit, Nevil Dede s’e mendon blofin në shtëpi: Skuadra është e ndërgjegjshme për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2022 | 11:05


Ndeshja ndaj Tërbunit, Nevil Dede s’e mendon blofin në shtëpi: Skuadra është e ndërgjegjshme për…

Erzeni është i gatshëm për “përplasjen” e radhës në Shijak. Këtë herë pret Tërbunin, një ekip që po bën mirë këto javë. E megjithatë, Nevil Dede as që e mendon blofin. Skuadra ka mbyllur dje përgatitjet dhe trajneri do të hedhë në fushë më të mirët, që të mos diskutohet marrja e trepikëshit.

NEVIL DEDE

“Skuadra është e ndërgjegjshme për objektivin, ndaj ka punuar me disiplinë të lartë. E quajmë si një ndeshje të radhës, por mobilizimi është maksimal dhe këtë lojtarët ma kanë treguar gjatë çdo seance.

Fakti që luajmë në Shijak, na motivon edhe me shumë. Duam që të festojmë me tifozët dhe hedhim një tjetër hap drejt rrugës sonë. Skuadra është e plotë dhe nga ana fizike në të gjitha parametrat”, tha tekniku për gazetën.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL