Ndeshja ndaj Spanjës, Hadërgjonaj: Nëse s’besonim për pikë, nuk do të luanim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 12:11

Ndeshja ndaj Spanjës, Hadërgjonaj: Nëse s’besonim për pikë, nuk do të luanim

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, beson se sot “Dardanët” mund të bëjnë një mrekulli ndaj Spanjës.

florent hadergjonaj

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, shumë e madhe. E dimë se çfarë ekipi do të kemi përballë. Luajmë ndaj një prej më të mirëve në botë.

Nëse mendojmë që nuk arrijmë pikë, nuk do të futeshim në lojë. Jemi duke e pritur me gëzim që të tregojmë veten. Kemi arritur të bashkohemi si ekip.

Katër pikët në dy ndeshjet e fundit na japim vetëbesim dhe e dimë se si mund të luajmë. Shpresoj që lojtarët që janë me lëndime, të jenë gati dhe të bëjmë një lojë të mirë”, ka thënë Hadërgjonaj, i cili ka luajtur në të dy krahët e mbrojtjes te Kosova.

“Pozicioni? E kam thënë edhe më parë, unë vij këtu me gjithë dëshirë, nuk ka rëndësi a luaj mbrojtës i djathtë apo i majtë. Nuk ka problem për mua sepse nuk mendoj shumë se ku luaj, por si të jap maksimumin”, përfundoi 27-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"