Ndeshja ndaj Sllovakisë, Kallaku: Forca jonë është grupi, do të luajmë edhe më mirë pa Abazajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 15:06

Ndeshja ndaj Sllovakisë, Kallaku: Forca jonë është grupi, do të luajmë edhe më mirë pa Abazajn

Sherif Kallaku është lojtar i Laçit që këtë sezon ka shpërthyer në Superiore. Ai dallua që në ndeshjen hapëse të Superligës, kur Laçi mposhti Partizanin në “Selman Stërmasi”.

ghhg

Mesfushori ka arritur të grumbullohet edhe nga Kombëtarja Shpresa përgjatë këtij sezoni. Ai foli ditën e sotme për ndeshjen e radhës në përfaqësuese përballë Sllovakisë.

“Mungesat janë të rëndësishme, pasi na janë larguar disa futbollistë të rëndësishëm. Megjithatë, futbollistët që do t’i zëvendësojnë do të japin maksimumin, madje do të tentojnë të bëjnë edhe më mirë se ata, për të treguar që vlejnë. Pika më e fortë e kësaj Kombëtareje është grupi dhe jo individi”, u shpreh Kallaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"