Ndeshja ndaj shkodranëve, Lorenco Vila: Gati të mundim Vllazninë, sot Teutës i duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 11:15

Ndeshja ndaj shkodranëve, Lorenco Vila: Gati të mundim Vllazninë, sot Teutës i duhet…

Lorenco Vila ka besim se sot do të vijë fitorja e parë në kampionat për Teutën. Pas pesë javësh, durrsakët kanë marrë vetëm tri barazime, ndërsa kanë humbur dy herë.

LORENCO VILA 1

“Atmosfera në skuadër dhe harmonia në grup është mjaft e mirë. Jemi gati për ndeshjen me Vllazninë, shpresoj të luajmë sa më mirë. Do të luajmë vetëm për fitore, ashtu siç bëjmë në çdo ndeshje.

Duke pasur edhe pak fatin me vete, jam i bindur që do t’ia dalim të marrim tri pikët e para në kampionat”, ka thënë fillimisht 23-vjeçari, i pranishëm dje në konferencën për mediat në krah të trajnerit Shkëmbi.

Sulmuesi i krahut mendon se skuadra ka luajtur mirë në ndeshjet e fundit, por mungesa e qetësisë para porte, ka bërë që të vuajë shumë për të gjetur golin.

“Në dy ndeshjet e fundit, pavarësisht se njërën prej tyre e kemi humbur, mendoj se kemi zhvilluar lojëra të mirë, duke krijuar edhe shumë raste për shënim.

Përjashto 45-minutat e dyta në takimin me Tiranën, ku u shpërfytyruan, në ndeshjet e tjera kemi luajtur mirë.

Shpresoj që sot të luajmë si në dy takimet e fundit dhe të shënojmë për të marrë fitoren. Kam shumë besim se sot ekipi do të shfaqet mjaft mirë dhe do të marrim tri pikët”, përfundoi Vila.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"