Ndeshja ndaj Senegalit, Stons: Nuk e kam zili trajnerin, Meguajër po bën Botëror fantastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 10:10

Ndeshja ndaj Senegalit, Stons: Nuk e kam zili trajnerin, Meguajër po bën Botëror fantastik

Xhon Stons ishte lojtari i Anglisë i pranishëm në konferencën e djeshme për shtyp në kampin e ishullorëve. Dhe përpara ndeshjes së nesërme kundër Senegalit, qendërmbrojtësi i Mançester Sitit tha se nuk e ka zili pozicionin e trajnerit Garet Sauthgejt, i cili duhet të bëjë zgjedhje të vështira për skuadrën me të cilën do të tentojë që të kualifikohet në çerekfinale:

STONS

“Pjesa më e vështirë e të qenit trajner është zgjedhja e formacionit titullar. Ti do të kesh 11 lojtarë të lumtur dhe 11 të pakënaqur, por ne kemi një grup të pabesueshëm.

Djemtë, të cilët nuk janë titullarë, hyjnë nga stoli dhe kanë pasur një impakt në ndeshje. Ata janë altruistë dhe i vendosin ndjenjat e tyre mënjanë për skuadrën. Unë nuk i kam zili trajnerët kur duhet të marrim këto vendime”. Ai mbrojti edhe shokun e tij të repartit, Herri Meguajër, nga kritikat:

“Të tria ndeshjet që ai ka luajtur në Botëror kanë qenë fantastike. Ka pasur shumë zhurmë nga jashtë, por ai e ka injoruar atë dhe është përpjekur të përmirësohet. Ai e meriton Botërorin që po bën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"