Ndeshja ndaj Romës, Pirlo grumbullon sulmuesin shqiptar. Juventusit i kthehet ylli nga dëmtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:41

Ndeshja ndaj Romës, Pirlo grumbullon sulmuesin shqiptar. Juventusit i kthehet ylli nga dëmtimi

Alvaro Morata dhe Paolo Dibala janë përfshirë në skuadrën e Juventusit për ndeshjen ndaj Romës. Për bardhezinjtë do mungojnë Bernardeski, De Ligt dhe Aleks Sandro, ndërsa Sami Kedira nuk ka udhëtuar fare me ekipin.

vrioni juventus

Morata mund të bëjë debutimin vetëm pak ditë pasi erdhi nga Atletiko, ndërsa Dibala gjithashtu është rikuperuar nga dëmtimi muskular. Ronaldo dhe Kulusevski me shumë mundësi do ta nisin sërish titullar për Juventusin. I grumbulluar sërish me kampionët e Italisë do jetë edhe sulmuesi shqiptar, Vrioni.

Skuadra e Juventusit për ndeshjen ndaj Romës: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Rugani, Demiral, Frabotta; Arthur, Ramsey, McKennie, Rabiot, Bentancur, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala, Douglas Costa, Vrioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"