Ndeshja ndaj Napolit, Ronaldo kërkon të tetën radhazi për të thyer… Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 19:34

Ndeshja ndaj Napolit, Ronaldo kërkon të tetën radhazi për të thyer… Mesin

Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo, vjen në ndeshjen me Napolin, pasi ka shënuar në 7 ndeshjet e fundit radhazi në kampionat, por nuk kërkon të ndalet sepse në horizont ka një tjetër rekord, me të cilin mund të kalonte Lionel Mesin.

cristiano-ronaldo-2019-20

Nëse CR7 do të shënonte ndaj Napolit dhe do ta çonte serinë e tij në 8 ndeshje radhazi me gol në kampionat, ai do ta bënte diçka të tillë për të katërtën herë në karrierë, diçka që nuk ka mundur ta bëjë askush në pesë ligat më të mëdha të Europës.

Por mbi të gjitha, Ronaldo do të kalonte në këtë renditje Mesin, i cili të shënuarit në tetë ndeshje radhazi ka mundur ta bëjë vetëm 3 herë në karrierë, ndërsa Kristiano do ta festonte për të katërtën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"