Ndeshja ndaj Kastriotit, “demat” luajnë në… bastionin e kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 21:38

Ndeshja ndaj Kastriotit, “demat” luajnë në… bastionin e kuq

Kalendari i javës së 12-të i rezervon Partizanit një ndeshje në transfertë, por duke ditur që Kastrioti e ka stadiumin nën rikonstruksion, takimi do të luhet në Fushë-Krujë. Për Partizanin mund të konsiderohet si ndeshje në shtëpi, për faktin se luhet në një bastion të “demave të kuq”.

Redi Maloko

Fushë-krujasit njihen si dashamirës të Partizanit, madje çdo javë ka autobusë me tifozë që nisen nga Fushë-Kruja për të ndjekur të kuqtë në stadium. Në këto kushte pritet që të mërkurën tifozëria në stadiumin “Redi Maloku” të anojë nga kryeqytetasit. Takimi KastriotiPartizani do të luhet të mërkurën, në orën 14:00. Duke ditur që luhet në mesjavë, shpresohet që orari të mos bëhet pengesë për praninë e tifozëve në stadium.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"