Ndeshja ndaj Flamurtarit, Luftëtari me dy mungesa të rëndësishme për sfidën e së shtunës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 20:01

Ndeshja ndaj Flamurtarit, Luftëtari me dy mungesa të rëndësishme për sfidën e së shtunës

Luftëtari nuk do të ketë të gatshëm në ndeshjen e së shtunës ndaj Flamurtarit dy qendërmbrojtës të mirëfilltë. Bëhet fjalë për shkodranin Enes Isufi, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Teutës mbajti edhe shiritin e kapitenit, si dhe durrsakun Amer Duka.Futbollistet e Luftetarit

Të dy titullarët kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe janë të detyruar të mungojnë në këtë takim të radhës. Gjithsesi, trajneri Novi i ka gati alternativat për qendrën e mbrojtjes, pasi Franc Lala dhe Armenis Kukaj kanë luajtur titullarë thuajse gjithë sezonin dhe vetëm në takimin e fundit me Teutën e nisën nga stoli.

Një rikthim i rëndësishëm për gjirokastritët është ai i mesfushorit beratas, Erald Hyseni, i cili ka shlyer pezullimin për kartonë. Në Vlorë bluzinjtë do të kërkojnë minimalisht një pikë, në mënyrë që të lënë sërish pas Flamurtarin në renditje, pasi të dyja skuadrat kanë zbritur nga kategoria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"