Ndeshja ndaj dibranëve, mbrojtësi i Besës: Me Korabin vlen vetëm fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2022 | 12:50

Ndeshja ndaj dibranëve, mbrojtësi i Besës: Me Korabin vlen vetëm fitorja

Besa do të pres Korabin për të dytën herë brenda dy javësh. Nëse në Kupën e Shqipërisë nuk shkuan më tepër se barazimi 1- 1, në kampionat do të kërkojnë vetëm e vetëm fitoren. I thotë edhe Joni Nurja, mbrojtësi i linjës së majtë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” ai rrëfen edhe atë që u ka kërkuar trajneri në seancën e fundit.

BESA STERVITJE

“Korabin e njohim, ashtu si edhe na njeh. Meriton një vlerësim maksimal, pasi vërtet është një ekip i fortë. Këtë e pamë dhe në Kupë, pavarësisht se Besa luajti me shumë mungesa dhe me një formacion miks. Krejt ndryshe është takimi i kampionati, pasi tashmë jemi të plotë.

Sulmuesi Hoxha është rikuperuar plotësisht dhe Daka i është bashkuar grupit. Edhe trajneri na e bëri të qartë në stërvitjen e fundit, se pret që ne të arrijmë fitoren.

Nuk përbën sekret të them se na pohoi që nuk kemi nevojë të bëjmë çudira, mjafton të bëjmë atë që kemi demonstruar në stërvitje.

‘Nëse secili nga ju do të bëjë ato detyra që u kam dhënë, besoj fort se ju të gjithë bashkë do të arrini të fitoni këtë përballje’”, ka thënë Nurja, duke përsëritur fjalët e trajnerit të verdhezinjve.

Kavajasit në seancën e fundit stërvitore ishin me kontingjent të plotë, përjashto Veriun e dëmtuar.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"