Ndeshja ndaj “Dardanëve”, Spanja e quan historike: Kosova, kundërshtari ynë i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 11:12

Ndeshja ndaj “Dardanëve”, Spanja e quan historike: Kosova, kundërshtari ynë i…

Futbolli është aq i madh, sa janë më shumë skuadra të regjistruara në FIFA (211) sesa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (193). Falë kësaj madhështie, kombëtarja e Spanjës luajti mbrëmjen e djeshme një ndeshje historike.

kosova

31 marsi i vitit 2021 do të mbetet gjatë në dokumentet e federatës spanjolle si dita ku kombëtarja e tyre priti një skuadër, shteti i së cilës nuk njihet nga ai spanjolli. Pas Luftës Civile, Spanja nuk donte të luante në vitin 1960 me Bashkimin Sovjetik sepse nuk kishte raporte diplomatike. Por, situata është ndryshe këtë herë, sepse Spanja është mes vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Në fakt, federata spanjolle nuk prezantoi në FIFA ndonjë kërkesë për të mos u përballur me Kosovën, ashtu siç bënë Serbia, Rusia dhe Bosnjë Hercegovina.

Gogla e Kosovës në short ishte për grupin A, por aty ishte Seria. Për këtë arsye u spostua në grupin B ku bënte pjesë Spanja. “Dardanët” ishin rivalët e 92- të në historinë e Spanjës. Portugalia është rivali me të cilin është përballur më shumë herë, 38. Mes kundërshtarëve të iberikëve ka qenë edhe Shqipëria, e cila ka luajtur 7 herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"