Ndeshja ndaj Bylisit sot në Kupë, zv.trajneri i Pogradecit: Duam kualifikimin, i kemi të gjitha mundësitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 12:33

Ndeshja ndaj Bylisit sot në Kupë, zv.trajneri i Pogradecit: Duam kualifikimin, i kemi të gjitha mundësitë

Kopi Çerepi, zëvendëstrajneri i ekipit të Pogradecit foli për “Panorama Sport”, në lidhje me ndeshjen e sotme në Pogradec në 15:00 ndaj Bylisit në Kupë. Ai kërkon kualifikimin, pavarësisht se Bylisi luan në Kategorinë Parë, teksa tregon se ekipi është i plotë.

Pogradeci

“Ne do të synojmë kualifikimin. I kemi të gjitha mundësitë. Skuadra është e plotë, nuk kemi mungesa. Cilësitë nuk na mungojnë dhe kemi zhvilluar në kushte perfekte të gjitha seancat stërvitore.

Ekipi është i konsoliduar dhe pavarësisht kategorisë, ku po militojmë këtë vit, ne sërish mbetemi ekip me traditë në futbollin shqiptar.

Kjo është një arsye më tepër pse ne do të kërkojmë kualifikimin”, u shpreh Çerepi në prononcimin për gazetën. Liqenorët në këtë sfidë do të zbresin në fushë me më të mirët për të tentuar surprizën ndaj ballshiotëve.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"