Ndeshja ndaj Bylisit, Mërgjyshi: Të blindojmë pozitat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2022 | 10:39


Ndeshja ndaj Bylisit, Mërgjyshi: Të blindojmë pozitat…

Korabi u ka dhënë fund përgatitjeve për javën e 20-të dhe është nisur në Peshkopi. Sot do të presin Bylisin në shtëpi dhe vështirësia dihet, e megjithatë dibranët janë të dënuar për të fituar.

MERGJYSHI

Nëse duan të ruajnë vendin e tretë, gabimet u ndalohen. Artan Mërgjyshit nuk i del e keqja me humbjen që pësuan në Lezhë, e cila u prishi ndjeshëm balancat. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, ai thotë:

“Gara sa vjen e po bëhet më e fortë dhe skuadrat poshtë nesh kërkojnë të ngjiten më lart. Në kësi kushtesh, ndaj Bylisit do kërkojmë patjetër të fitojmë. Ne nuk kemi gabuar asnjëherë në shtëpi, por ky do jetë i vështirë.

U kam kërkuar lojtarëve të japin maksimumin për të ruajtur vendin e tretë”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL