Ndeshja ndaj Besës, flet trajneri i Korabit: E vështirë, por nuk do t’i shkëputemi kreut të renditjes!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2022 | 10:58

Ndeshja ndaj Besës, flet trajneri i Korabit: E vështirë, por nuk do t’i shkëputemi kreut të renditjes!

Korabi i ka dhënë fund përgatitjeve dhe është gati për transfertën që do të luaj sot në Peqin.

Kumbarce

Atje i pret Besa, kundërshtar me të cilin kanë luajtur edhe një ndeshje për llogari të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Dibranët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të mos iu ndarë kreut.

Ata janë të dytët, por me aq pikë sa Dinamo dhe Tërbuni. Shpend Kumbarçe beson se do ia dalin, por paralajmëron të tijtë që të jenë të kujdesshëm dhe kurrë mos e humbasin përqendrimin. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” trajneri thotë:

“Do të përpiqemi të luajmë mirë, për të mos dalë pa rezultat pozitiv nga kjo transfertë. I njohim vlerat e kundërshtarit, por ne do të bëjmë çmos të mos i shkëputemi kreut.

Gjendja e të mive është e mirë dhe grupin do ta kem të plotë në këtë sfidë”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"