Ndeshja ndaj Barcelonës, Kurtua: Do të jetë betejë, rikthimi i tifozëve bonus për ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 19:59

Ndeshja ndaj Barcelonës, Kurtua: Do të jetë betejë, rikthimi i tifozëve bonus për ne

Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua ka folur me entuziazëm në prag te supersfidës me Barcelonën. “El Clasico është një ndër ndeshjet më të ndjekura në të gjithë botën. Ti e ndjen presionin që përpara se të fillojë takimi. Është një ndeshje që të gjithë lojtarët e shikojnë. Jemi të lumtur që tifozët janë kthyer në stadiume, sepse është një bonus për ne”.

Kurtua 2

Gardiani i madrilenëve pastaj e përshkroi ndeshjen si një beteje, ku do të ketë përballje mes lojtarëve, normalisht dhe nga motivimi që sjell kjo ndeshje.

“Do të jetë një betejë deri në fund. Ndonjëherë kur ndeshja nxehet, ka raste që lojtarët konfiktohen me njëri-tjetrin. Por në fund ne e respektojmë njëri-tjetrin sepse jemi profesionist. Pastaj në ndeshje kaq të ndjekura sa këto, le të ketë pak tension”.

Në fund 29-vjeçari dha dhe një koment mbi largimin e Leo Mesit nga Barcelona.

“Do të më pëlqente të përballesha me të. Është gjithmonë bukur kur sfidon më të fortët. E mbaj mend një ndeshje kundër Barcelonës, vitin e parë që erdha. Ne humbën 5-1 dhe Mesi nuk luajti. Barcelona ka kualitete dhe yje të rinj si Ansu Fati, Pedri. Do të jetë një ndeshje e madhe”.

Kurtua u transferua tek Real Madrid në vitin  2018 nga Çelsi për 35 milionë euro. Me galaktikët ka luajtur 140 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"