Ndeshja ndaj Arsenalit në Ligën e Europës, Bullari thirret në skuadrën e parë të Olimpiakosit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 23:23


Ndeshja ndaj Arsenalit në Ligën e Europës, Bullari thirret në skuadrën e parë të Olimpiakosit

Olimpiakosi do të luajë të enjten ndaj Arsenalit në Londër, ndeshjen e kthimit të Europa Ligës.

bulllariii

Në takimin e parë që u zhvillua në Pire, në listën e pritjes ishte dhe sulmuesi shqiptar Emiliano Bullari. Por në sfidën e së enjtes, Bullari është grumbullar nga trajneri Pedro Martins.

Futbollisti shqiptar do të udhëtojë drejt Londrës me ekipin e parë. Shkak për thirrjen e Bullarit, ishte dëmtimi i titullarit Kostas Fortunis, që në stërvitjen e fundit, pati probleme. Kështu që El Arabi dhe shqiptari janë sulmuesit e vetëm të grekve.

Një lajm i keq për Fortunis, që bëri të mundur grumbullimin e sulmuesit shqiptar Emiliano Bullari.

bullari

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com