Ndeshja ndaj Argjentinës, flet trajneri i Brazilit: Miqësore? Kjo është një “Klasike” botërore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 10:14

Ndeshja ndaj Argjentinës, flet trajneri i Brazilit: Miqësore? Kjo është një “Klasike” botërore

Trajneri i Brazilit, Adenor Leonardo Baki, i njohur ndryshe si Tite ka folur në prag të sfidës kundër Argjentinës në kualifikueset e Botërorit 2022. Duke analizuar takimin, ai ka deklaruar se do të jetë një spektakël, teksa sipas tij, që nga kjo ndeshje Brazili do të nisë përgatitjet për “Katar 2022”. Kjo për vetë faktin se Brazili e ka siguruar tashmë kualifikimin pas fitores në fundjavë kundër Kolumbisë.

tite

“Kjo nuk është një miqësore, kjo është një ndeshje e kampionatit botëror”, ka deklaruar Tite për mediat, duke e bërë të qartë planin e Brazilit të tij që shkon në San Huan për të fituar.

Trajneri i Brazilit, nga ana tjetër, nuk ka dashur t’i japë shumë peshë rivalitetit mes këtyre kombëtareve, por sipas tij “Klasikja” e Amerikës së Jugut është me peshë në mbarë botën.

“Sa herë që përballen Brazili me Argjentinën është gjithnjë diçka e veçantë, për vetë cilësinë teknike të lojtarëve të të dyja ekipeve. Kjo është një ndeshje që e sheh e gjithë bota dhe ka një histori të gjatë”, ka thënë Tite. Kjo është ndeshja e parë mes Argjentinës dhe Brazilit që pas finales së Kupës së Amerikës e fituar nga “Albiçelestët” në Brazil.

Por, Tite nuk e sheh si hakmarrje. “Kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne për të parë gjendjen e ekipit dhe për të provuar disa variante të reja”, ka thënë Tite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"