“Ndeshja mund të dilte barazim”, presidenti Gjici: Penalltia e humbur e prishi lojën, ja kujt do ia lija ta gjuante…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 23:35

“Ndeshja mund të dilte barazim”, presidenti Gjici: Penalltia e humbur e prishi lojën, ja kujt do ia lija ta gjuante…

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, foli në një prononcim për mediat, pas humbjes 0-4 në shtëpi ndaj Volfsburgut ku u shpreh:

gjici-640x497

“Patjetër që Volfsburgu është ekip gjerman, ekip i mirë. Ne u munduam, por siç thatë dhe ju gabime bëhen në futboll. Natyrisht bënë edhe ata gabime, por nuk i shfrytëzuam ne, i shfrytëzuan ata, kështu është futbolli. Rezultati i pjesës së parë nuk është i drejtë, sepse edhe ato 2 golat që i pësuam ishin gola që duhet të ishin evituar. Penalltia prishi lojën. Po ta kishim realizuar 2-1 në pjesën e parë, do kishim një ndeshje tjetër. Pjesën e dytë patëm probleme.

E mbivlerësuam më shumë se sa duhet, unë e kisha thënë që 11 me 11 jemi në fushë. Ndoshta dhe mund të dilte ndeshja barazim po të kishim realizuar penalltinë. Por kjo është ndoshta ndoshta. Pjesën e dytë bëmë shumë gabime, natyrisht dhe fati nuk ishte me ne. Po të isha unë do ia lija sulmuesit Eze penalltinë, edhe po ta humbte e humbte, por Rroca nuk shquhet për gjuajtje penallti, edhe meritë e portierit ishte. Ishte gjuajtje e fortë. Volfsburgu ka portierë, mesfushorë, sulmuesë të mirë, çfarë mund të themi më shumë se kaq…

Në përgjithësi ekipi luajti mirë, me gabimet që u pamë. Ndonjë diferencë shumë të madhe me ekipin e Volfsburgut nuk pamë. Pavarësisht se rezultati është i thellë, kjo për shkak të gabimeve tona. Kampionati do fillojë se i bie të shkrihen ekipe. Kukësi gjithmonë është për titull kampion. Mendojmë që kemi bërë ekip të mirë. Do t’ia lenë kampionatit ta tregojë. Më bëri përshtypje shumë Obanor, ndoshta edhe nga presioni nuk ishte në ditët më të mira.

Edhe Demiri 5 stërvitje ka me ekipin. Në përgjithësi luajtëm mirë. Po mos kishim bërë gabimet në pjesën e parë, luajtëm më mirë se ata. Katër kërkesat e Ligës janë të drejta, por them që zgjidhen duke u ulur në tavolinë. Shumë shpejt mund të ulen që të diskutojnë. Duhen patjetër të realizohen ato 4 pikat për formalizimin e futbollit. Unë nuk jam për bojkot. Problemet janë shumë të rëndësishme për Ligën. Nuk është rastësi që 4 ekipet kaluan nga një tur. Do kalojmë shumë ture në Europë. Duhet të ulemi dhe të negociojmë me qeverinë për të zgjidhur problemet”, u shpreh Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"