Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit, dalin në treg biletat. Ja sa do kushtojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 10:13

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit, dalin në treg biletat. Ja sa do kushtojnë

Vllaznia do të luajë nesër një sfidë tepër të vështirë ndaj Laçit, në “Loro Boriçi”, takim që është i vlefshëm për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

vllaznia laci

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi bën me dije se prej ditës së sotme, do të nisë shitja e biletave për këtë takim.

Bileta më e lirë për të ndjekur përballjen nga shkallët e stadiumit do të kushtojë 200 lekë, ndërsa ajo më e shtrenjta 1000 lekë.

Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet, që vijnë pas fitoreve në javën që lamë pas dhe duan të vazhdojnë ecurinë e mirë.

vllaznia

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"