Ndeshja mes Teutës dhe Tiranës, caktohet trupa e gjyqtarëve. Ja kush do gjykojë sfidën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 9:42

Ndeshja mes Teutës dhe Tiranës, caktohet trupa e gjyqtarëve. Ja kush do gjykojë sfidën e sotme

Sfida më e rëndësishme e kësaj jave, mes Teutës dhe Tiranës, do të gjykohet nga një arbitër i FIFA-s. Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën.

juxhin xhaja

Gjyqtari ndërkombëtar do të ndihmohet nga Nertil Bregasi dhe Astrit Mahmuti. Federata ka vendosur që ndeshja të gjykohet edhe me arbitra pas porte, të cilët do të jenë Laver Alla dhe Olsi Ferhataj. Pritet që sot të jetë një ndeshje e fortë, ndërkohë që Xhaja këtë sezon nuk e ka gjykuar asnjëherë Tiranën.

Ndeshjen e fundit me bardheblutë e ka më 20 prill të 2019-ës. Atë takim fitonte Kukësi në “Selman Stërmasi”, 0-2. Xhaja Teutën e ka gjykuar në sfidën e parë të kampionatit kundër Bylisit ku durrsakët fituan 1-0.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"