Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës, ja kush e gjykon kryesfidën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 14:00

Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës, ja kush e gjykon kryesfidën

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 23-të të Kategorisë Superiore i është besuar një katërsheje ndërkombëtare. Duke filluar nga kryesori e deri te gjyqtari i katërt, të gjitha xhaketat e zeza do të jenë të FIFA-s.

eldorian hamiti

Kryesor i ndeshjes do të jetë Eldorjan Hamiti, ndërsa dy ndihmësit e tij, Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo. Të katër gjyqtarët janë ndërkombëtarë.

Ndërkaq, Hamiti këtë sezon ka gjykuar nga një herë dy ekipet. Lezhjani ka qenë kryesor në sfidën mes Kukësit dhe Partizanit më 26 janar 2020, ndërsa më datë 7 shkurt ishte kryesues në Shkodër mes Vllaznisë dhe Tiranës. Gjyqtari ka gjykuar edhe sfidën mes Laçit dhe Bylisit për Kupë, ku veç dy penalltive, nxori nga xhepi 13 kartonë të verdhë dhe një të kuq.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"