Ndeshja me Volfsburgun në Ligën e Europës, dalin përgjigjet e tamponëve te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 16:13

Ndeshja me Volfsburgun në Ligën e Europës, dalin përgjigjet e tamponëve te Kukësi

Te Kukësi kanë marrë një çlirim të madh ditën e sotme, teksa pas tamponëve të kryera ditën e djeshme, të gjithë në ekip kanë rezultuar negativë.

Kukesi

Kjo është komunikuar nga vetë klubi verilindor në faqen zyrtare, ku njofton se të gjithë fatmirësisht janë negativë dhe janë gati për ndeshjen e nesërme. Kukësi do të kërkojë surprizën ndaj Volfsburgut në “Air Albania” ditën e nesërme, ku do të luajnë për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës.

Njoftimi i kubit:

“FATMIRËSISHT, të gjithë̈ kanë rezultuar NEGATIV! Ekipi, stafi teknik, stafi organizativ dhe ndihmësit e kësaj ndeshjeje, kanë rezultuar negativ në test! Skuadra do të zhvillojë sot stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe konferencën e shtypit!

Ndeshja ndaj Volfsburg do të zhvillohet të enjten në “Air Albania Stadium”, nga ora 20:00.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"