Ndeshja me Volfsburgun, Kukësi i detyruar të respektojë protokollin. Ja çfarë kanë bërë ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 12:37

Ndeshja me Volfsburgun, Kukësi i detyruar të respektojë protokollin. Ja çfarë kanë bërë ditën e sotme

Kukësi do të luajë ditën e enjte ndaj Volfsburgut në “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Europa Ligës.

KUKEE

Për të që gati për sfidën, lojtarët e Kukësit dhe stafi teknik kanë kryer ditën e sotme testet për Covid-19. Pas kryerjes së testeve, tashmë te verilindorët janë në pritje të përgjigjeve, për tu fokusuar më pas tërësisht te ndeshja.

Njoftimi i klubit:

Ekipi ka kryer sot testin e Covid 19, në prag të ndeshjes ndaj Volfsburg! Ekipi i grumbulluar në qytetin e Elbasanit, i është nënshtruar kontrollit, teksa përgjigjet pritet të dalin ditën e nesërme.
Krahas futbollistëve, tamponin e kanë kryer edhe stafi teknik dhe stafi organizativ i ndeshjes duke respektuar çdo protokoll të ardhur nga UEFA.
Skuadra jonë luan ditën e enjte ndeshjen e turit të dytë kualifikues ndaj Volfsburg në stadiumin “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"