Ndeshja me Vllazninë, Martini rikonfirmon formacionin anti-Partizan. Ja si pritet të rreshtohet Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 22:00

Ndeshja me Vllazninë, Martini rikonfirmon formacionin anti-Partizan. Ja si pritet të rreshtohet Teuta

Edi Martini pritet të konfirmojë ndaj Vllaznisë të njëjtët lojtarë që e nisën titullarë kundër Partizanit, duke fituar 1-0 në javën e parë të kampionatit. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm për trajnerin dhe ai do ta ketë luksin e përzgjedhjes.

Martini

Megjithatë, formacioni fitues nuk do të ndryshojë dhe me Qirkon në portë, katërshja e mbrojtjes pritet të jetë sërish me Todorovskin dhe Xheksonin nga krahët, si dhe Selmanin e Ivanoviçin në qendër.

Përpara mbrojtjes do të rreshtohen Aleksi dhe Daja. Me skemën 4-2-3-1, në rolin e fantazistit do të jetë kapiteni Kallaku. Nga krahët durrsakët do të jenë të mbushur me eksperiencë, pasi do të luajnë Emiljano Vila dhe Plaku.

teuta

Në majën e sulmit rikonfirmohet heroi i ndeshjes me Partizanin, Pepi Gjeorgiev. Sulmuesi maqedonas po fiton besimin e plotë të stafit duke shfaqur një formë të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"