Ndeshja me Teutën, Troisi motivon ekipin dhe frymëzohet nga… Ballshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 9:46

Ndeshja me Teutën, Troisi motivon ekipin dhe frymëzohet nga… Ballshi

Flamurtari do të tentojë që të dalë me pikë nga Durrësi. Trajneri Marselo Troisi ka karikuar ekipin përpara sfidës së sotme. Braziliani ka kërkuar nga lojtarët që ta zgjidhin sa më shpejt ndeshjen, duke kaluar të parët në avantazh, ndërsa u ka thënë që të hyjnë në fushë me mentalitetin e fituesit.troisi

Në një fjalim që ka mbajtur dje përpara skuadrës, Troisi e ka cilësuar të vështirë takimin, por ka kërkuar nga lojtarët që ka në dispozicion që të hyjnë në fushë vetëm për fitore. “Kemi një ndeshje të vështirë në Durrës. Ne e dimë këtë, por nuk kemi se çfarë të humbasim. Kundërshtari është në presion, ndaj ne duhet të futemi në lojë me mentalitetin e fituesit. Jemi në një situatë të vështirë dhe na duhen pikët. Kërkoj nga ju maksimumin në këtë ndeshje për ta fituar. Por, duhet ta tregoni veten tuaj edhe me lojë të bukur. Për mua edhe loja është e rëndësishme, po aq sa edhe pikët”, mësohet se u ka thënë Troisi lojtarëve.

OBJEKTIVI – Marselo Troisi e ka të qartë objektivin. Tekniku brazilian kërkon që të parakalohet Luftëtari. Një fakt të tillë vetë braziliani e ka shprehur i pyetur nga “Panorama Sport”, pas ndeshjes me Tiranën. “Objektivi që kemi është ta kalojmë Luftëtarin dhe ta lëmë pas nesh.

Pasi ta arrijmë këtë, do të mendojmë një plan për të ardhmen”, është shprehur Troisi, i cili deri më tani mendon se mbijetesa edhe mund të arrihet, pavarësisht se duket një mision tepër i vështirë. Këtë gjë braziliani e ka thënë edhe në takimin e djeshëm me lojtarët. “Duhet të bëjmë maksimumin deri në fund”, ka thënë Troisi.flamurtrai

SITUATA – Marselo Troisi nuk do të ketë në dispozicion disa lojtarë kryesorë në ndeshjen e sotme. Një mungesë e rëndësishme do të jetë Andi Ribaj. Sulmuesi ka plotësuar numrin e kartonëve në ndeshjen me Tiranën. Po ashtu do të mungojë edhe Henrike Karlos Ramos. Braziliani ende nuk i ka hequr fijet e qepjes mbi vetull pas dëmtimit në Ballsh. Një tjetër mungesë e sigurt është edhe Kreshnik Nebihu, i cili u dëmtua në ndeshjen me Tiranën.

Kosovari nuk ishte në stërvitjen e djeshme. Dy mungesa të tjera janë edhe Denis Pjeshka dhe Xhevahir Sukaj. Të dy shkodranët ende nuk janë rikuperuar nga dëmtimi, por pritet të jenë në pankinë. Jorgos Sarris do të jetë i gatshëm, ndërsa nuk dihet nëse do të aktivizohet apo jo nga fillimi. Trajneri Troisi dje në stërvitje e ka mbajtur të fshehtë formacionin.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"