Ndeshja me Skënderbeun, Danilo Alvesh: Shpresoj të shënoj, këtë vit duam titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 15:45

Ndeshja me Skënderbeun, Danilo Alvesh: Shpresoj të shënoj, këtë vit duam titullin

Flamurtari dhe Skënderbeu do të përballen me njëra tjetrën në një ndeshje që do të maten forcat për të marrë vendin e parë. Të dyja skuadrat tani ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, dhe kjo ndeshje pritet që të rezervojë spektakël.

412092_TS_05-09-18_7761183422_

Dhe për ta nxehur akoma edhe më shumë këtë ndeshje mendon lojtari i rikthyer te Flamurtari, Danilo Alvesh i cili sipas “Supersport” është shprehur para sfidës me Skënderbeun duke thënë:

“Isha dy muaj larg. Jam shumë i lumtur që u riktheva këtu sërish. Këtu është gjithçka mirë dhe më bëhet qejfi që do të jem sërish me Flamurtarin. Skuadra është e mirë. Më e fortë se sezonin e shkruar, trajneri është shumë shumë i fortë. Ekip i mirë”.

Në lidhje me paraqitjet e tij dhe objektivat ai tha: “U ktheva me gol dhe shkoi shumë mirë. Ndeshja e parë dhe direkt shënova. Më ndihmoi, pasi fitoj besim për ndeshjet e tjera, për sfidën ndaj Skënderbeut. Shpresoj që të shënoj një tjetër gol. I mungon të gjithë Vlorës, presidentit dhe neve në ekip. Na mungon shumë një titull. Shpresojmë shumë ta fitojmë këtë vit. Po punojmë të gjithë për këtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"