Ndeshja me Shqipërinë, mbrojtësi i Interit: Shpresoj të jem në Kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2017 | 11:08

Ndeshja me Shqipërinë, mbrojtësi i Interit: Shpresoj të jem në Kombëtare

Danilo D’Ambrozio është njëri prej atyre që ka rilindur që prej momentit kur Stefano Pioli u emërua si trajner i Interit. Mbrojtësi italian dje ishte i pranishëm në studiot e “Inter Channel”, ku dha një prononcim të shkurtër në prag të duelit të radhës së milanezëve.

“Asnjëri prej nesh nuk e nënvlerëson Torinon. Të gjithë e dimë mirë se çfarë është në gjendje të bëjë ai ekip, prandaj do të zbresim në fushë të vetëdijshëm se do të na duhet një paraqitje e madhe nëse duam që të marrim tri pikët”, nisi D’Ambrozio.

D'Ambrozio

Siç është thënë shpesh në media, 28-vjeçari renditet mes lojtarëve, të cilëve do t’u ofrohen kontrata të reja nga ana e klubit. “Për rinovimin mos më pyesni, pasi jam gati të firmos një fletë të bardhë. Jam gati të pranoj rrogën dhe të gjitha kushtet që vendos klubi. Ftesa në kombëtare? Shpresoj shumë që Ventura të më ketë ndjekur gjatë këtyre muajve, ku kam dhënë maksimumin”, tha D’Ambrozio, i cili dje u bë baba për herë të parë.

D'Ambrozio baba

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"