Ndeshja me Poloninë në “Air Albania”, FSHF-ja del me njoftimin e rëndësishëm për biletat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 21:17

Ndeshja me Poloninë në “Air Albania”, FSHF-ja del me njoftimin e rëndësishëm për biletat

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në tetor për tu ndeshur me Hungarinë në transfertë dhe do të presë Poloninë në shtëpi.

hysaj

Për sfidën me Poloninë, FSHF-ja ka bërë publike nxjerrjen në treg të biletave për tifozët që do të jenë të pranishëm në “Air Albania”.

shqiperia poloni

Kapaciteti do të vazhdojë të jetë 30% sipas masave të marra nga qeveria për rregullat anti-covid, ndërsa interesi pritet t’i jetë i madh pasi lufta për vendin e dytë sa vjen e bëhet më e fortë. Çmimet e biletave do të variojnë nga 10 mijë lek të vjetra deri në 180 mijë lekë në tribunën VIP.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"